Ermal Mamaqi Training

Ke lënë ndonjëherë një takim me veten?

Për të programuar fitoret e tua?

Tri ditë në Bogë dhe Theth: shkëputu nga rutina, ndrysho programin tënd të brendshëm dhe kthehu me një drejtim të qartë.

Data

16 - 18 Tetor 2026

  • US Flag Bogë, Theth

Retreat + Trajnim

Në sallë

Data

16 - 18 Tetor 2026

Trajnim

Fizikisht

Bogë - Theth

Tri ditë që ndryshojnë programin — dhe rezultatin

Çfarë do të ndodhë gjatë tri ditëve në Bogë (Alpet e Shqipërisë)?

Fitorja nuk fillon me një plan. Fillon me një program.

Programi që mbart brenda vetes — çfarë beson për veten, çfarë pret nga jeta, sa larg guxon të shohësh — është ai që përcakton rezultatin. Jo motivimi. Jo rrethanat.

Në Bogë punojmë pikërisht me këtë. Ditën e parë e ndryshojmë programin e brendshëm. Ditën e dytë e kthejmë në një drejtim konkret për punën dhe biznesin tënd.

Meditim në natyrë, hiking, lojëra, mbrëmje festive — dhe mes tyre, njerëz që kërkojnë të njëjtën gjë si ti: sipërmarrës, profesionistë, njerëz që nuk mjaftohen me atë që kanë.

Mund të kesh ndjekur trajnime dhe video online. Por efekti i një përvoje të jetuar është shumëfish më i lartë — dhe mbetet.

Në këto tri ditë do të takosh njerëz të suksesshëm në biznes, art dhe zhvillim personal, me të cilët mund të ndash përvojat e tua apo të krijosh bashkëpunime të reja.

Udhëtimi zhvillohet në Bogë dhe në destinacione të tjera të jashtëzakonshme në veri të vendit. E premte, e shtunë, e diel — nuk humbet as javë pune.

20

Retreate të zhvilluara

+2000

Pjesëmarrës

3

Ditë retreat

Të Ftuar Specialë

Do doje ta mbyllje këtë vit me mendje të kthjellët dhe me një plan që e beson?

Tri ditë që mund të ndryshojnë mënyrën si e sheh veten — dhe si i merr vendimet.

Programohu për Fitore

Disa nga përfitimet që do të marrësh gjatë këtyre 3 ditëve janë

Trajnim ekskluziv

Trajnimi kryesor nga Ermali, i ndërtuar në dy shtylla: si ta riprogramosh mënyrën si mendon, dhe si ta kthesh atë në vendime e veprime konkrete. Interaktiv, i thjeshtë për t'u zbatuar, i menduar për njerëz që duan rezultate — jo vetëm frymëzim.

Argëtim

Lojërat dhe argëtimi janë refreni i këtyre tri ditëve. Sfidat dhe shpirti i garës i shndërrojnë disa momente në “beteja argëtuese”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen me muzikë dhe energji.

Natyrë relaksuese

Tri ditë në zemër të Alpeve. Larg ekraneve dhe njoftimeve, mendja fillon të punojë ndryshe — dhe përgjigjet që i kërkoje me muaj vijnë vetë.

Team building

Aktivitetet dhe lojërat forcojnë frymën e grupit, por vlera e vërtetë vjen pas tyre: bisedat, kontaktet, bashkëpunimet. Shumë nga partneritetet më të mira kanë nisur pikërisht në një mbrëmje pas hiking-ut.


Bashkohu dhe ti me grupin e mijëra njerëzve që kanë përjetuar magjinë e MENDO NDRYSHO FITO dhe kanë mësuar si të shkruajnë historinë e tyre drejt suksesit dhe përmbushjes.

Programohu për Fitore

Trajnimi ekskluziv

nga Ermal Mamaqi

Një trajnim që nuk mbaron kur mbaron. Do të shohësh qartë se cili program po të drejton sot — dhe pse disa gjëra përsëriten në jetën tënde pa e kuptuar. Pastaj do ta ndërtosh programin e ri: si mendon, si vendos, si vepron. Është i thjeshtë për t'u kuptuar dhe i menjëhershëm për t'u zbatuar — dhe nuk të lë vetëm një kujtim të bukur, por një mënyrë të re pune me veten.

Çfarë do të thotë

“të programohesh për fitore”?

Askush nuk humbet sepse i mungon informacioni. Humbet sepse programi i brendshëm punon kundër tij.

Me siguri e ke provuar: e di saktësisht çfarë duhet të bësh, por nuk e bën. E nis me energji, pastaj shuhet. Vendos një objektiv, dhe pa e kuptuar e ul vetë atje ku ndihesh rehat.

Kjo nuk është përtaci. Është program.

Çdo njeri mbart një program të shkruar nga përvojat, nga fjalët që dëgjoi, nga dështimet që i mori si provë përfundimtare. Ai program vendos sa larg guxon të shohësh — dhe pastaj kujdeset që të mos e kalosh atë kufi.

Lajmi i mirë: programi mund të rishkruhet.

Në Bogë do ta shohësh qartë programin që ke, do të kuptosh se ku u shkrua dhe pse, dhe do ta zëvendësosh me një program që punon për ty. Pastaj do ta kthesh në gjëra konkrete: si i merr vendimet, si e ndërton ditën, si e drejton punën tënde.

Ky trajnim zhvillohet vetëm një herë në vit dhe deri sot ka ndryshuar rrugën e njerëzve që kanë qenë pjesë e tij. Kjo mund të ndodhë dhe me TY.

Duhet të jesh

në këtë retreat nëse

  • Dëshiron të marrësh energji të reja

  • Dëshiron t'i rikthehesh biznesit/punës tënde më kreativ dhe me ide të freskëta

  • Kërkon të takosh partnerë të rinj biznesi me të cilët mund të bashkëpunosh

  • Je i lodhur nga rutina jote

  • Ke dëshirë të takosh njerëz të rinj që janë në frymën e vetëzhvillimit

  • Do të tejkalosh limitet e tua

  • E ndien që po punon shumë, por po ecën pak — dhe do ta ndryshosh këtë

Image 2
Image 3
Image 4
Image 5
Image 6
Image 7
Image 8
Image 9
Image 10
Image 11
Image 12

Zgjidh biletën që

të përshtatet:

Paketa Silver(3 Ditë)

420€ | Personi (+tvsh)

Trajnim ekskluziv nga Ermal Mamaqi

Meditimi special nga Mjeshtri Sheki

Meditim me afirmime nga Ermal Mamaqi

Vendi yt në zonën Silver

Transport me autobus komod

Akomodimi 2 netë, 3 ditë (2 persona në dhomë)

2 Mëngjese në hotel

2 dreka

2 darka në hotel

Hiking në natyrë

Lojëra në grupe & aktivitete teambuilding

DJ Party

Paketa Gold (3 Ditë)

520€ | Personi (+tvsh)

Trajnim ekskluziv nga Ermal Mamaqi

Meditimi special nga Mjeshtri Sheki

Meditim me afirmime nga Ermal Mamaqi

Vendi yt në zonën Gold

Transport me autobus komod

Akomodimi 2 netë, 3 ditë (2 persona në dhomë)

2 Mëngjese në hotel

2 dreka

2 Darka

Hiking në natyrë

Lojëra në grupe & aktivitete teambuilding

DJ Party

Libri "Në garë me veten" nga Ermal Mamaqi

Vend i dedikuar në Mastermindin ekskluziv që do të zhvillohet me Ermalin dhe të ftuarit specialë

Një trajnim ekskluziv nga një prej programeve të avancuara BUSINESS MASTERY ose FUQIA E ZHVILLIMIT PERSONAL (Online në Zoom)

Paketa Platin(3 Ditë)

920€ | Personi (+tvsh)

Trajnim ekskluziv nga Ermal Mamaqi

Meditimi special nga Mjeshtri Sheki

Meditim me afirmime nga Ermal Mamaqi

Vendi yt në zonën Platin

Transport me autobus komod

Akomodimi 2 netë, 3 ditë (dhomë personale)

2 Mëngjese në hotel

2 dreka

2 Darka

Hiking në natyrë

Lojëra në grupe & aktivitete teambuilding

DJ Party

Libri "Në garë me veten" nga Ermal Mamaqi

Vend i dedikuar në Mastermindin ekskluziv që do të zhvillohet me Ermalin dhe të ftuarit specialë

Një trajnim ekskluziv nga një prej programeve të avancuara BUSINESS MASTERY ose FUQIA E ZHVILLIMIT PERSONAL (Online në Zoom)

Seancë coaching “One to one” me Ermalin (online)

Zbulo

Destinacioni

i udhëtimit

Bogë

Në zemër të Alpeve Shqiptare, natyra dhe qetësia të përqafojnë që në hapin e parë. I rrethuar nga male të larta dhe pyje të dendur, Boga është vendi ideal për ata që kërkojnë freski, ajër të pastër dhe bukuri të paprekura.

Theth

Do të vizitojmë perlën e fshehur mes Alpeve Shqiptare, që flet gjuhën e qetësisë dhe përjetësisë.

Programi

i udhëtimit

Trajner

Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi ka një lidhje të gjatë me suksesin.

Prej më shumë se dy dekadash, ai mbetet një prej figurave më të spikatura në median shqiptare, duke lënë një gjurmë suksesi në çdo iniciativë që ndërmerr.

I suksesshëm në muzikë, në film, në programe televizive, në biznes… jo rastësisht. Të gjitha ARSYET dhe PËRGJIGJET që dëshiron të mësosh rreth suksesit të tij, do kesh mundësinë t’i shohësh vetë gjatë këtij udhëtimi!

Përveç këtyre përvojave me vlerë, prej 14 vitesh ai trajnohet nga emrat më në zë në fushën e vetëzhillimit dhe biznesit, si dhe studion në mënyrë të vazhdueshme në këto drejtime. Mënyra e tij e drejtëpërdrejtë në komunikim dhe formulat praktike, të cilat mund të vihen në zbatim lehtësisht, si dhe pasioni për këtë fushë, e bëjnë Ermalin mentorin e duhur për këdo që kërkon jo vetëm të rritet si njeri, por edhe të prodhojë rezultate.

  • " Nëse nuk po përmirësohesh po përkeqësohesh"

Pyetje të zakonshme

FAQ

A është për mua ky retreat, nëse punët e mia ecin mirë?

Po — dhe ndoshta veçanërisht. Njerëzit që vijnë këtu rrallë janë në krizë; më shpesh janë njerëz që funksionojnë mirë, por e ndiejnë që kanë mbetur në një nivel. Tri ditë larg rutinës, me njerëz që mendojnë si ti, prodhojnë qartësi që nuk e gjen dot mes takimeve. Shiko edhe seksionin "Duhet të jesh në këtë retreat nëse…".

A do ketë të ftuar?

Po, në retreat do të ketë të ftuar nga bota e biznesit & spiritualitetit, të cilët do ndajnë me të gjithë pjesëmarrësit përvojën e tyre dhe informacionet që i kanë ndihmuar në rrugën e tyre të suksesit.

A ka ofertë nëse jemi një grup personash apo një ekip që punojmë bashkë?

Nëse jeni një grup të njohurish, drejtohuni në numrin  +355 68 443 4458 për të kontaktuar me një nga agjentët tanë mbi ofertat që ne kemi.

A do të kem kosto të tjera shtesë veç asaj të pjesëmarrjes?

Në paketën e udhëtimit janë të mbuluara të gjitha kostot e përmendura në bileta. Kostot shtesë janë opsionale për çdo individ, në varësi të dëshirës për aktivitete apo shpenzime ekstra.

Çfarë e bën këtë trajnim të veçantë nga trajnimet e tjera?

Ajo që e bën këtë trajnim unik dhe shumë të fuqishëm, përveç përmbajtjes së tij, është fakti që zhvillohet në një mjedis krejt të shkëputur nga rutina dhe përditshmëria. Në zemër të natyrës dhe mes njerëzve që kanë të njëjtat qëllime me ty në jetë, ti do të kesh mundësinë të reflektosh më thellë mbi jetën tënde, të njohësh njerëz të veçantë nga fusha të ndryshme, dhe të krijosh mundësi të reja për veten. Retreat-i është një buqetë aktivitetesh dhe emocionesh, i dedikuar për të gjithë ata që dëshirojnë të çojnë jetën në një nivel më të lartë shpirtëror, mendor dhe fizik.

Sa shpesh zhvillohet PROGRAMOHU PËR FITORE?

Vetëm një herë në vit. Këtë vit zhvillohet 16–18 tetor 2026 në Bogë dhe Theth. Vendet janë të limituara dhe plotësohen me shpejt.

©2026 ERMAL MAMAQI TRAINING.