Ermal Mamaqi Training

Ke lenë ndonjëherë një takim me veten?

Për të zbuluar versionin tënd më të mirë?

Bashkohu me ne në një udhëtim transformues që kombinon aktivitete argëtuese, njohje kuptimplota dhe eksperienca të thella shpirtërore.

Data

25 – 28 Qershor 2026

  • US Flag Bogë, Theth

Trajnim/Retreat

Në sallë

Data

25 – 28 Qershor 2026

Trajnim

Fizikisht

Bogë - Theth

Udhëtim për fuqizimin e trupit, mendjes, shpirtit

Çfarë do të ndodhë gjatë retreatit në Bogë (Alpet e Shqipërisë)?

Kjo do të jetë padyshim një prej përvojave më shumëngjyrëshe që mund të kesh përjetuar në jetën tënde.

Retreati në Bogë është një përvojë e plotë shpirtërore.

Eksplorim i brendshëm, identifikim i frikërave, besimeve kufizuese, paaftësisë për të falur veten dhe të tjerët.

Meditim në natyrë, hiking, lojëra, mbrëmje festive, një shkundje e energjive të vjetra, për t’i lënë vendin gëzimit dhe harmonisë në jetën tënde…

Mund të kesh ndjekur trajnime, video online, por efekti i një përvoje të jetuar është shumëfish më i lartë, i pakrahasueshëm me diçka tjetër.

Në këtë retreat 3 ditor, do të kesh mundësinë të takosh njerëz të suksesshëm në biznes, art, të përfshirë në zhvillimin personal, me të cilët do të mund të ndash përvojat e tua apo të krijosh bashkëpunime në të ardhmen.

Jepi qartësi veprimi ditëve të tua të tetorit, duke u bërë pjesë e kësaj përvoje sa fizike, aq dhe mendore e shpirtërore.

Udhëtimi do të zhvillohet në Bogë dhe në destinacione të tjera të jashtëzakonshme në veri të vendit.

15

Retreate të zhvilluara

+1200

Pjesëmarrës

3

Ditë retreat

Të Ftuar Specialë

Do doje që këtë vjeshtë të bëheshe pjesë e një përvoje sa argëtuese aq edhe shëruese?

Një përvoje që mund të të bëjë t’i shohësh ato që ndodhin nga një perspektivë e re, e cila mund të të ndryshojë JETËN?

Hiqi frenat

Disa nga përfitimet që do të marrësh gjatë këtyre 3 ditëve janë

Trajnim ekskluziv

Një trajnim ekskluziv nga Ermali, i shoqëruar me interaktivitet për një përfshirje dhe përvetesim sa më të mirë të njohurive. Ky trajnim do jetë një eksperiencë mbresëlënëse për çdo pjesëmarrës.

Argëtim

Lojërat dhe argëtimi do të jenë refreni i këtij aktiviteti. Sfida dhe shpirti i garës do i shndërrojnë disa momente të udhëtimit në “beteja argëtuese”. Mbrëmjet do të shoqërohen me muzikë dhe argëtim.

Natyrë relaksuese

3 ditë në zemër të natyrës dhe bukurisë së Bogës ku do kesh mundësinë të lidhesh më tëpër me botën tënde të brendshme dhe me natyrën, duke fituar kështu qetësi dhe relaks.

Team building

Aktivitetet dhe lojërat që do të zhvillohen gjatë udhëtimit, përveçse do të jenë tejet argëtuese, do të forcojnë frymën e grupit dhe bashkëpunimit mes pjesëmarrësve, duke ndikuar kështu në amplifikimin e aftësive të punës në grup, vetëbesimit & socializimit.


Bashkohu dhe ti me grupin e mijëra njerëzve që kanë përjetuar magjinë e MENDO NDRYSHO FITO dhe kanë mësuar si të shkruajnë historinë e tyre drejt suksesit dhe përmbushjes.

Hiqi frenat

Trajnimi ekskluziv

nga Ermal Mamaqi

Një eksperiencë unike, e cila do të të bëjë të përjetosh emocione, dhe të nxitesh për të marrë veprim për të kaluar në një nivel më të lartë në punën dhe jetën tënde. Në këtë trajnim ekskluziv do të prekësh zemrën tënde, do afrohesh më shumë me paqen e brendshme dhe do t’i japësh zgjidhje disa situatave që po të mundojnë në lidhje me veten, marrëdhëniet, të shkuarën apo çdo gjë tjetër që po të mban peng.Trajnimi është i thjeshtë për t’u kuptuar dhe aplikuar, dhe do të lërë gjurmë tek ti, jo vetëm si një kujtim prekës, por dhe si një pikë kthese në jetën tënde.

Çfarë do të thotë

“Të heqësh frenat”?

Frenat tona më të mëdha, që na bllokojnë, që na mbajnë pas,janë emocionet negative.

Me siguri ke diçka në jetën tënde që të shqetëson sa herë e mendon.


Mund të jetë një ndodhi, një brengë, një person apo diçka që të ka ndodhur shumë kohë më parë, për të cilën ti nuk je krenar, diçka që të ka lënë të rrënuar, të zhgënjyer, ndoshta të pafuqishëm për t’u ringritur: diçka nga e cila do të doje të shpëtoje përfundimisht.


Lajmi i mirë është që emocionet negative nuk janë të përhershme dhe mund të eliminohen. Dhe ti mund të “shpëtosh” nga e shkuara dhe çdo gjë që e mban si peng në zemrën dhe mendjen tënde.


Të kuptuarit se si këto ndjesi u krijuan në radhë të parë është një pikë e rëndësishme në eliminimin efektiv të tyre.


Kjo është pikërisht ajo që do ndodhë në trajnimin “Hiqi frenat”.

Ti do shohësh në retrospektivë gjithë jetën tënde, do kuptosh çfarë dhe pse ka ndodhur, do bësh të mundur që të falësh veten dhe të tjerët, dhe më në fund do ndihesh i lirë.

Ky është një trajnim ekskluziv që zhvillohet vetëm një herë në vit, dhe deri më tani, ka ndryshuar jetët e njerëzve që kanë qenë pjesë e tij.

Kjo mund të ndodhë dhe me TY!

Duhet të jesh

në këtë retreat nëse

  • Dëshiron të marrësh energji të reja

  • Dëshiron t'i rikthehesh biznesit/punës tënde më kreativ dhe me ide të freskëta

  • Kërkon të takosh partnerë të rinj biznesi me të cilët mund të bashkëpunosh

  • Je i lodhur nga rutina jote

  • Ke dëshirë të takosh njerëz të rinj që janë në frymën e vetëzhvillimit

  • Do të tejkalosh limitet e tua

  • Ke nevojë të mësosh se si të lësh pas të shkuarën dhe të ecësh përpara

Image 1
Image 2
Image 3
Image 4
Image 5
Image 6
Image 7
Image 8
Image 9
Image 10
Image 11
Image 12

Zgjidh biletën që

të përshtatet:

Paketa Silver(3 Ditë)

480€

370€ | Personi (+tvsh)

Trajnim ekskluziv nga Ermal Mamaqi

Meditimi special nga Mjeshtri Sheki

Meditim me afirmime nga Ermal Mamaqi

Vendi yt në zonën Silver

Transport me autobus komod

Akomodimi 2 netë, 3 ditë (2 persona në dhomë)

2 Mëngjese në hotel

2 dreka

2 darka në hotel

Hiking në natyrë

Lojëra në grupe & aktivitete teambuilding

DJ Party

Paketa Gold (3 Ditë)

610€

470€ | Personi (+tvsh)

Trajnim ekskluziv nga Ermal Mamaqi

Meditimi special nga Mjeshtri Sheki

Meditim me afirmime nga Ermal Mamaqi

Vendi yt në zonën Gold

Transport me autobus komod

Akomodimi 2 netë, 3 ditë (2 persona në dhomë)

2 Mëngjese në hotel

2 dreka

2 Darka

Hiking në natyrë

Lojëra në grupe & aktivitete teambuilding

DJ Party

Libri "Në garë me veten" nga Ermal Mamaqi

Vend i dedikuar në Mastermindin ekskluziv që do të zhvillohet me Ermalin dhe të ftuarit specialë

Një trajnim ekskluziv nga një prej programeve të avancuara BUSINESS MASTERY ose FUQIA E ZHVILLIMIT PERSONAL (Online në Zoom)

Paketa Platin(3 Ditë)

1130€

870€ | Personi (+tvsh)

Trajnim ekskluziv nga Ermal Mamaqi

Meditimi special nga Mjeshtri Sheki

Meditim me afirmime nga Ermal Mamaqi

Vendi yt në zonën Platin

Transport me autobus komod

Akomodimi 2 netë, 3 ditë (dhomë personale)

2 Mëngjese në hotel

2 dreka

2 Darka

Hiking në natyrë

Lojëra në grupe & aktivitete teambuilding

DJ Party

Libri "Në garë me veten" nga Ermal Mamaqi

Vend i dedikuar në Mastermindin ekskluziv që do të zhvillohet me Ermalin dhe të ftuarit specialë

Një trajnim ekskluziv nga një prej programeve të avancuara BUSINESS MASTERY ose FUQIA E ZHVILLIMIT PERSONAL (Online në Zoom)

Seancë coaching “One to one” me Ermalin (online)

Zbulo

Destinacioni

i udhëtimit

Bogë

Në zemër të Alpeve Shqiptare, natyra dhe qetësia të përqafojnë që në hapin e parë. I rrethuar nga male të larta dhe pyje të dendur, Boga është vendi ideal për ata që kërkojnë freski, ajër të pastër dhe bukuri të paprekura.

Theth

Do të vizitojmë perlën e fshehur mes Alpeve Shqiptare, që flet gjuhën e qetësisë dhe përjetësisë.

Programi

i udhëtimit

Trajner

Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi ka një lidhje të gjatë me suksesin.

Prej më shumë se dy dekadash, ai mbetet një prej figurave më të spikatura në median shqiptare, duke lënë një gjurmë suksesi në çdo iniciativë që ndërmerr.

I suksesshëm në muzikë, në film, në programe televizive, në biznes… jo rastësisht. Të gjitha ARSYET dhe PËRGJIGJET që dëshiron të mësosh rreth suksesit të tij, do kesh mundësinë t’i shohësh vetë gjatë këtij udhëtimi!

Përveç këtyre përvojave me vlerë, prej 14 vitesh ai trajnohet nga emrat më në zë në fushën e vetëzhillimit dhe biznesit, si dhe studion në mënyrë të vazhdueshme në këto drejtime. Mënyra e tij e drejtëpërdrejtë në komunikim dhe formulat praktike, të cilat mund të vihen në zbatim lehtësisht, si dhe pasioni për këtë fushë, e bëjnë Ermalin mentorin e duhur për këdo që kërkon jo vetëm të rritet si njeri, por edhe të prodhojë rezultate.

  • " Nëse nuk po përmirësohesh po përkeqësohesh"

Pyetje të zakonshme

FAQ

A është për mua ky retreat, nëse nuk kam asnjë brengë nga e shkuara që dua ta shëroj?

Edhe pse pika kulminante e retreatit është trajnimi “Hiqi frenat”, ky aktivitet është i duhuri për ty edhe nëse dëshiron thjesht të shkëputesh nga rutina, të njohësh njerëz apo bashkëpunëtorë potencialë biznesi, dhe të kalosh 3 ditë duke u fokusuar vetëm në veten tënde.Për më shumë shiko seksionin “Duhet të jesh në këtë trajnim nëse…”

A do ketë të ftuar?

Po, në retreat do të ketë të ftuar nga bota e biznesit & spiritualitetit, të cilët do ndajnë me të gjithë pjesëmarrësit përvojën e tyre dhe informacionet që i kanë ndihmuar në rrugën e tyre të suksesit.

A ka ofertë nëse jemi një grup personash apo një ekip që punojmë bashkë?

Nëse jeni një grup të njohurish, drejtohuni në numrin  +355 68 443 4458 për të kontaktuar me një nga agjentët tanë mbi ofertat që ne kemi.

A do të kem kosto të tjera shtesë veç asaj të pjesëmarrjes?

Në paketën e udhëtimit janë të mbuluara të gjitha kostot e përmendura në bileta. Kostot shtesë janë opsionale për çdo individ, në varësi të dëshirës për aktivitete apo shpenzime ekstra.

Çfarë e bën këtë trajnim të veçantë nga trajnimet e tjera?

Ajo që e bën këtë trajnim unik dhe shumë të fuqishëm, përveç përmbajtjes së tij, është fakti që zhvillohet në një mjedis krejt të shkëputur nga rutina dhe përditshmëria. Në zemër të natyrës dhe mes njerëzve që kanë të njëjtat qëllime me ty në jetë, ti do të kesh mundësinë të reflektosh më thellë mbi jetën tënde, të njohësh njerëz të veçantë nga fusha të ndryshme, dhe të krijosh mundësi të reja për veten. Retreat-i është një buqetë aktivitetesh dhe emocionesh, i dedikuar për të gjithë ata që dëshirojnë të çojnë jetën në një nivel më të lartë shpirtëror, mendor dhe fizik.

Kur do jetë trajnimi i radhës "Hiqi frenat"?

Trajnimi është një aktivitet ekskluziv, i cili zhvillohet vetëm 1 HERË NË VIT, zakonisht në muajin gusht. Retreat-i është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, i cili mbledh bashkë individë që duan rritjen dhe suksesin.

©2026 ERMAL MAMAQI TRAINING.